Presidentja e Kosovës duhet të guxon dhe vepron: Pas deklarimit refuzues për kryeprokuror Blerim Isufaj të caktohet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e rregullt, i dyti në listë Shqipdon Fazliu

Presidentja e Kosovës duhet të guxon dhe vepron: Pas deklarimit refuzues për kryeprokuror Blerim Isufaj të caktohet ushtrues detyre deri në zgjedhjen e rregullt, i dyti në listë Shqipdon Fazliu

Gani Qarri

  • 04 November 2022 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

- Pas deklarimit përfundimisht refuzues nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kundër dekretimit për kryeprokuror të shtetit, të kandidaturës së kontestuar të Blerim Isufajt, të shtyrë përpara me inercion dhe dallavere nga strukturat e nëntokës kriminale, mafio oligarkia e krimi i organizuar, dhe caktimit të Besim Kelmendit për ushtrues detyre, i cili as nuk e kishte marr guximin për të konkurruar për kryeprokuror, do të duhej propozuar nga vetë presidentja, që ushtrues detyre të zgjidhet i dyti në listën kandiduese me rezultatin më të votuar nga KPK-ja që ka qenë Prokurori i Prokurorisë Speciale Shqipdon Fazliu, i vlerësuar edhe ndër kandidatët me cv. më të pastër dhe i pa ndikuar nga krimi i Organizuar.

-Blerim Isufaj është refuzuar dhe kontestuar me të drejtë, pasi që janë zbardhur faktet të argumentuara publikisht për lidhjet e tij me nëntokën kriminale, mafio politikën dhe oligarkinë e korruptuar në vend. Madje Blerim Isufaj edhe në pozitën e këshilltarit të Ministrisë së Drejtësisë gjatë mandati të tretë të qeverisjes së pas luftës, në koalicionin LDK PDK, gjithmonë ishte mbështetur, intimituar,kontrolluar dhe dirigjuar edhe nga SHIK-u gjysmë ilegal. Isufaj fillimisht karrierën e juristit e kishte filluar në Prokurorinë e Pejës si praktikant për tu bërë më pastaj bashkëpunëtor profesional në këtë Prokurori kurse në vitin 2008 nga pozita e bashkëpunëtorit në Prokurori ishte bërë këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë të drejtuar aso kohe nga LDK.

Në vitin 2010,nga këshilltari politik, Isufaj ishte zgjedhur Prokuror i Krimeve të Rënda, pra sipas direktivave të nëntokës kriminale dhe politikës së inkriminuar, për ta mbrojtur dhe bërë avokatinë krimit të organizuar dhje prej aty, në vitin 2013, do të kalonte drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Speciale, pozitë të cilën e kishte ushtruar deri në vitin 2016, ndërsa nga 14 janari i vitit 2016, Blerim Isufaj kishte filluar edhe kryesimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe ai ishte përballur me një akuzë të rëndë nga Prokurori Special Elez Blakaj, për lidhje shumë të ngushtë me krimin e organizuar, kohë kur ishte edhe afera e dosjes së kamufluar të fryrjes së listave të veteranëve të dyshimtë, hetimin e të cilave e kishte pamundësuar dhe bllokuar pikërisht prokurori Isufaj me grupin e tij të kontrolluar nga nëntoka e politikës së inkriminuar, duke detyruar Elez Blakajn të ipte dorëheqje nga pozita e prokurorit Special, në shenjë revolte.

Madje në letrën që prokurori Blakaj kishte lënë, para ikjes për në SHBA, Elez Blakaj akuzonte Blerim Isufajn, se kishte bërë presion që ta largonte nga lista e të akuzuarve Ministrin e FSK-së, Rrustem Berishaj, letër në të cilën thuhej se kryesuesi i Këshillit Prokurorial Blerim Isufaj kishte insistuar që hetimi ndaj Rrustem Berishës asokohe ministër në detyrë i FSK-së të mos përfundonte me aktakuzë. “Më vjen keq edhe për z. Blerim Isufaj për të cilin kam pas respekt, por thjeshtë dua t’ja bëj me dije se provat ishin ato të cilat nuk më lejonin ta hiqja nga aktakuza z. Rrustem Berishen, përkundër insistimit të tij!”kishte shkruar prokurori Blakaj.

Kështu që në situatën e krijuar, jo vetëm që duhet, por është edhe e domosdoshme të koordinohet sa më mirë Presidenca, Qeveria, Ministria e drejtësisë dhe Kuvendi i Kosovës, për të rekomanduar, që në bazë të të drejtës ligjore e kushtetuese, për ushtrues detyre deri në zgjedhjen e rregullt të kryeprokurorit të ri të shtetit, të caktohet me automatizëm Shqipdon Fazliu. Kjo duhet të ndodhë medoemos, edhe sipas ligjit dhe në konkursin e rishpallur të konkurrimit, të kenë të drejtë për konkurrim pa kufizime, të gjithë prokurorët që e ndjejnë veten të aftë, dhe të denjë për ta drejtuar në mandatin ligjor e kushtetuese, në mënyrë të duhur këtë pozitë kryesore të organit të akuzës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".