Ishte në transmetim live, gazetarit ia vjedh njërën kufje papagalli

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 14:25
Ishte në transmetim live, gazetarit ia vjedh njërën kufje papagalli

Gjatë një raportimi live për vjedhjen e një shtëpie gazetari nga Kili Nicolas Krumm, është përballur me një të papritur. Një papagall u ul në shpatullën e tij dhe ia merr kufjen që gazetari kishte vendosur në vesh dhe fluturon, duke shkaktuar kështu për disa momente dhe ndërprerjen e transmetimit live.

Ai shihej në video duke i bërë shenjë kameramanit të tij që të fokusohej te mysafiri i papritur.Gazetari i habitur, i cili punon për Chilevision, u përpoq ta rimerrte sërish kufjen, por nuk ia doli, sepse papagalli u zhduk.

“Sapo më vodhi kufjen”, bërtiti gazetari i habitur.

Ai i shpjegoi më pas në studio: Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë.

Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen e saj sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte.

(Kosova Sot Online)