Samiti i Berlinit shuplakë serioze për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, të distancohet nga politika luftë nxitëse e Putinit

Dardan Grapci

  • 04 November 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Këto pamje të kohëve të ndryshme kinse të takimeve mes Vuçicit dhe Putinit janë inskenime të Serbisë dhe shërbimit sekret serb - UDB-s për konsum të brendshëm.
Kështu që pranoj apo jo Serbia për të ja vënë sanksionet Rusisë, Serbia shumë shpejtë do e kupton që Rusia nuk do vazhdon për ta mbrojtur shtetin serb, kështu që do të detyrohet vetë për ti pranuar kushtet e BE-s dhe Amerikës.

-Presioni i BE-s ndaj Serbisë është zbehur gjate 3 viteve te fundit, por ajo se çka mund ta ndryshoje këtë tempo është rezultati qe do te del pas formimit te qeveris se re serbe, por sipas raportimeve te mediumeve vendore te Serbisë me shume po shpallin propagandë kundër Kosovës, se sa qe janë duke e mbrojtur popullin e vet. Kjo strategji po përdoret për të krijuar mjegull tek opinioni i gjerë publik i Serbisë, me mashtrime dhe dezinformime për realitetin ekzistues në Kosovën shtet.

Për të ndryshuar kursi nacionalist dhe ekstremit i politikës serbe, kërkohet shtim akoma më i madh i presionit ndërkombëtar, kryesisht i shteteve të BE-së në raport me Serbinë. Kancelari Gjerman, Olaf Scholz në Samitin e Berlinit duhet të filloje ti bëj presion Presidentit Serb që mos ta kërcënoj Kosovën si dhe të ja bllokoje korridoret për investime nga shtetet e BE-s që po hyjnë në Serbi.

Gjithashtu Serbia është duke u mbështetur shumë në Rusinë, por e kam thënë njëherë ku do e përsëris, se Rusia nuk është e interesuar për të bërë armiq të rijnë siç është Kosova, sepse Vladimir Putin as nuk ka qejf me ja pa sytë Aleksandër Vuçicit. Këto pamje të kohëve të ndryshme kinse të takimeve mes Vuçicit dhe Putinit janë inskenime të Serbisë dhe shërbimit sekret serb - UDB-s për konsum të brendshëm.

Kështu që pranoj apo jo Serbia për të ja vënë sanksionet Rusisë, Serbia shumë shpejtë do e kupton që Rusia nuk do vazhdon për ta mbrojtur shtetin serb, kështu që do të detyrohet vetë për ti pranuar kushtet e BE-s dhe Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".