Linz anuloi festën e Vitit të Ri për shkak të Covid-19

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 15:28
Linz anuloi festën e Vitit të Ri për shkak të Covid-19

Linz është qyteti i parë në Austri që vendosi të mos organizojë një festë publike të Vitit të Ri këtë vit, njësoj si në dy vitet e mëparshme, për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Këtë vit vendimi është marrë pasi siç theksojnë autoritetet e qytetit, qytetarët vazhdojnë të shmangin tubimet më të mëdha.

“Organizatori privat hoqi dorë këtë vit për shkak të rritjes së rrezikut që mund të shkaktojë një valë COVID. Vitin e ardhshëm mund të jetë njësoj si më parë,” njoftuan autoritetet e qytetit.

Kryetari i Linzit, Klaus Luger, bën të ditur se do të mbahen të gjitha eventet e tjera rreth Vitit të Ri, siç është gara e Vitit të Ri.

Ai theksoi se anulimi i festës publike të Vitit të Ri nuk ka të bëjë me incidentet e fundit në qytet në Halloween, kur rreth 200 të rinj me origjinë të huaj, kryesisht azilkërkues, u përplasën me policinë.

(Kosova Sot Online)