Situata në veri, shefja e UNMIK-ut bën thirrje urgjente për qetësi

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 15:45
Situata në veri, shefja e UNMIK-ut bën thirrje urgjente për qetësi

Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh përmes një komunikate për media ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar nga zhvillimet e vazhdueshme dhe përshkallëzimi i mundshëm i situatës së sigurisë që përfundimisht do të ndikojë tek njerëzit në terren”.

Ajo ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje teksa ka rikujtuar zhvillimet në vjeshtnë e vitit 2021 dhe në korrikun e 2022-ës.

Në komunikatë thuhet se Ziadeh u kërkon “të gjithë të përfshirëve që të ushtrojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të marrin çdo masë paraprake për të shmangur një përkeqësim që mund të ketë pasoja të padëshiruara”.

  “Nuk ka alternativë ndaj dialogut për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe për të parandaluar keqkuptimet që mund të rrisin më tej tensionet,” ka theksuar shefja e UNMIK-ut.

(Kosova Sot Online)