Në Tropojë e presin me thirrje ‘Edi Rama ik’, kryeministri ia lëshon truprojat të moshuarit

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 15:58
Në Tropojë e presin me thirrje ‘Edi Rama ik’, kryeministri ia lëshon truprojat të moshuarit

Në takimin me qytetarët në Tropojë, kryeministri Edi Rama doli jashtë kontrollit nga një qytetar i pranishëm.  

Gjatë fjalës së tij, një qytetar i moshuar ka ndërhyrë duke thënë ‘Rama ik’, gjë e cila e ka acaruar kryeministrin duke urdhëruar truprojat ta nxjerrin jashtë.

Ky reagim i qytetarit erdhi pasi kryeministri po reagonte me kritika ndaj opozitës.

I moshuari: Rama ik! Rama ik!

Rama: Lali, ne jemi këtu tani për të bërë një bashkëbisedim, ti je në ndikimin e lëndëve helmuese e luftarake. Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjerua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani.

(Kosova Sot Online)