Lulëzimi i prodhimit të kokainës tregon se lufta kundër drogës ka dështuar

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 12:12
Lulëzimi i prodhimit të kokainës tregon se lufta kundër drogës ka dështuar

Disa politikanë në Amerikën Latine dhe në Europë, po e pranojnë këtë publikisht, shkruan The Economist. Kokaina është e përhapur kudo në pjesët e largëta rurale të Kolumbisë. Fermerët mbjellin shkurret e forta e të larta, korrin gjethet e tyre dhe e shesin produktin me shumicë në laboratorët e vegjël vendas, që e kanë bërë vendin prodhuesin më të madh të kokainës në botë. 

Personat që mbledhin gjethet e bimës, quhen raspachines, dhe janë kryesisht emigrantë të varfër që vijnë nga Venezuela ose gjetiu në Kolumbi. Duart e tyre shpesh vriten dhe gjakosen nga puna e rëndë, që ka të bëjë me heqjen e gjetheve nga kërcelli.

Por fitimet janë më të larta se në rastin e kultivimeve të ligjshme. Madje, edhe fakti i të qenët i përfshirë në biznesin e palejuar të drogës, disave u jep një ndjesi epërsie. “Unë jam një raspachin”, këndon këngëtari i grupit Los Bacanes del Sur, në këngën hit të vitit 2015. “Dhe i bëj për vete të gjitha gratë”.

(Kosova Sot Online )