Politika e Aleksandër Vuçiqit kundër Kosovës trashëgimi besnike e ruajtur dhe kultivuar që nga koha e regjimit okupues të Millosheviqit

Politika e Aleksandër Vuçiqit kundër Kosovës trashëgimi besnike e ruajtur dhe kultivuar që nga koha e regjimit  okupues të Millosheviqit

Hajrullah Tërnava

  • 05 November 2022 - 08:54

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava 

Presidenti serb Vuçiq,  me politikat e tija që është duke  i ushtruar  tash e shumë vite, si kryetar i Serbisë, edhe përkundër asaj që Kosova është çliruar nga okupimi serb  me intervenimin e NATO-s, dhe kapitullimin e kanë nënshkruar vetë prijësit e shtetit serb në Kumanove, ky pasardhës i Millosheviqit dhe zyrtarët tjerë të shtetit përreth tij nuk po mundën për tu pajtuar me faktin se tani Kosova është shtet që e fitoi luftën dhe llogaritet e çliruar.

 Vuçiqi edhe në ato kohëra të regjimit të Millosheviqit ishte ministër në qeverinë e tij dhe tani ky është Kryetar i Serbisë. Tani me politika të llojllojshme për kaq vite është duke e zvarritë njohjen reciproke me shtetin e Kosovës, duke e prolongua nga viti në vit, e për Kosovën kjo situatë është shumë e pavolitshme, sepse me politikat e tina të tilla,  tani jemi shteti më i izoluar në botë. Përkundër asaj që  deri më tani janë zhvilluar shumë  raunde të bisedimeve, ku  janë të kyçur edhe ndërkombëtarët,  Serbia nuk po arrin ti bindet realitetit, edhe pse në ankesën e Serbisë që e patë ushtruar  në GJND-se, ky gjyq e konfirmon të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur. Prandaj  në këto rrethana të krijuara, Kosova tani ka mbetur në një „qorr sokak“ që spo i dihet mbarimi i këtyre bisedimeve dhe kur do të arrihet njohja reciproke.

Është e kuptueshme  që  Vuçiqi i luan lojërat e ndryshme për ta  prolonguar nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht obligative për zbatim dhe për njohje të Kosovës si shtet i pavarur, dhe me këtë është duke e testuar dhe provokuar Aleksandër Vuçiqi edhe faktorin ndërkombëtar në Kosovë, forcën ushtarake të aleancës së NATO-s, për ta matur seriozitetin dhe gatishmërinë e tyre për tu ballafaquar dhe intervenuar në rastin kur Serbia do të provonte që të ndërhyn në veri, në emër të mbrojtjes dhe sigurisë se serbëve të Kosovës që kinse thotë janë të rrezikuar.

Gjithsesi se janë propaganda e Aleksandër Vuçiqit dhe ministrit të mbrojtjes për kinse dronët që kanë shkelur brenda territorit të Serbisë nga territori i Kosovës dhe spiunuar e përgjuar- regjistruar efektivet e ushtrisë serbë në afërsi me kufirin e Kosovës, një skenar i huazuar nga Rusia dhe Vladimir Putin, i dizajnuar në rastin e ndërhyrjes në Ukrainë, ndërhyrje kjo që nuk është kundërshtuar akoma nga vetëm Aleksandër Vuçiqi dhe Qeveria serbe e cila aleat të vetëm edhe në situatën e tendosur në Ballkan dhe kundër Kosovës, e sheh në mbështetjen që e pret nga lidhja e ngushtë e bashkëpunimit me Rusinë.

Zbulimi dhe dekonspirimi i këtyre shpifjeve të Serbisë nga ana e aleancës së NATO-s, do te jete një dështim dhe dorëzim i detyrueshëm i regjimit të Vuçiqit i cili me kohë e ka marr mesazhin e gatishmërisë për pasojat me të cilat do të ballafaqohet shteti serbë nëse provon të provokon dhe rrezikon sigurinë dhe kufijtë e Kosovës, duke inskenuar situata krize me grupet e ekstremiste serbe të cilët i mban në Kosovë dhe rreth Kosovës të instrumentalizuar.

Vuçiqi edhe në të ardhmen do të bëjë çmos që të përdor lojëra të ndryshme kur është çështja e Kosovës në pyetje, sepse me këto prolongime, Serbia e pret një kohë tjetër në të cilën kohë e ka shpresën se situata do të ndryshoj në të mirë të Serbisë, dhe Vuçiq llogarit që Kosovën gjithsesi ta mbaj nën okupimin. Sidoqoftë  kjo kohë e tanishme nuk është në favorin e Serbisë, por në bazë të investimeve të faktorit ndërkombëtar Serbia edhe në të ardhmen do të tentoj ti shfrytëzoj ato fakte që me i prolongua  ato bisedime të pafund, deri sa miqtë e saj të forcohen dhe ta ndihmojnë Serbinë dhe territori i Kosovës ti mbetet në pronësi Serbisë.

Prandaj shtetet mike të Kosovës që kanë investue shumë miliarda në Serbi, duhen të jenë ma konkrete dhe decidive që çështja e njohjeve reciproke mes Serbisë dhe Kosovës të ndodhë sa më parë, në të kundërtën ta kushtëzojnë Serbin me tërheqjen e atyre investimeve, dhe me këtë kërcënim do të arrihet efekti pozitiv i njohjes së pavarësisë të Kosovës, sepse me ndodhë një tërheqje e atyre investimeve nga ato shtete mike tonat sikur që është Gjermania, Serbia do ta pësoj kolapsin ekonomik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".