Radojeviq: Sot në Zveçan merret vesh lëvizja e radhës e serbëve

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 12:39
Radojeviq: Sot në Zveçan merret vesh lëvizja e radhës e serbëve

Krue i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radojeviq, po pretendon se situata në veri është e tensionuar, por ka shtuar se pavarësisht gjtihçkaje “serbët janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe për të mbetur në Kosovë”.

“Situata ishte e qetë, por fatkeqësisht që nga lëvizja e fundit e Albin Kurtit është jashtëzakonisht e tensionuar. Qytetarët janë ende të vendosur të jetojnë këtu, duan të jetojnë një jetë të qetë si të gjithë qytetarët e shtetit të Serbisë”, ka thënë ai. 

Për takimin e paralajmëruar në Zveçan, ai thotë se do të merren vesh për lëvizjet e radhës të serbëve të Kosovës.

“Sot në ora 12 në Zveçan do të mbahet takimi i përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve, ku do të diskutojmë dhe do të pajtohemi se si të veprohet”, tha ai.

(Kosova Sot Online )