Pjesëtarët e strukturave paralele të integruar në policinë e Kosovës faktor kryesor i suksesit të qeverisë në zbatimin e vendimit për targat ilegale

Pjesëtarët e strukturave paralele të integruar në policinë e Kosovës  faktor kryesor i suksesit të qeverisë në zbatimin e vendimit për targat ilegale
Pjesëtarët e strukturave paralele të integruar në policinë e Kosovës  faktor kryesor i suksesit të qeverisë në zbatimin e vendimit për targat ilegale

Drizan Shala

  • 05 November 2022 - 09:07

Shkruan:ANALISTI - Drizan Shala

Në rast se vazhdon zbatimi i vendimi( pa ndërhyrje politike nga bashkësia ndërkombëtare ) për konfiskimin e targave ilegale, duhet ta zbatojnë policët e rendit ( stacionet policore në nivelin komunal , stacioni i policisë rajonale të asaj pjesë ) të mbështetur nga NJRSH, NJSO në perimetrin e sigurisë të pika kontrollit. Pra problemi do të qëndrojë në atë sa do të jenë lojal këta "polic" të cilët në të kaluarën janë dëshmuar që ju kanë shërbyer grupeve kriminale , strukturave paralele të sigurisë ?

-Në lidhje më situatën e krijuar për këtë shtyrje të vendimit për targa mund të themi që zbatimi i ti mund të ndodh vetëm në hyrje të pikave kufitare por në brendësi të territorit në 4 komunat veriore do të jete problem. Për arsye që zyrtaret Policor në veri të vendit që kanë prejardhjen prej strukturave paralel nuk do ta zbatojnë atë dhe kjo do të prodhoje situata të pa lakmueshme.Nga data 21 nëntor do të analizohet se a ka prodhuar ndonjë situatë produktive veprimi i qortimit.

Nëse nuk fillon periudha e ndërrimit atëherë edhe dënimet që pasojnë pas kësaj periudhe do të përfundojnë në një tavolinë të bisedimeve në Bruksel dhe kjo e ul legjitimitetin dhe kredibilitetin e institucionit të sigurisë. Në rast se vazhdon zbatimi i vendimi( pa ndërhyrje politike nga bashkësia ndërkombëtare ) për konfiskimin e targave ilegale, duhet ta zbatojnë policët e rendit ( stacionet policore në nivelin komunal , stacioni i policisë rajonale të asaj pjesë ) të mbështetur nga NJRSH, NJSO në perimetrin e sigurisë të pika kontrollit.

Pra problemi do të qëndrojë në atë sa do të jenë lojal këta "polic" të cilët në të kaluarën janë dëshmuar që ju kanë shërbyer grupeve kriminale , strukturave paralele të sigurisë ? Problemi nuk do të jetë forma e zbatimit por do mbetet forma e qëndrueshmërisë së zbatimit nëse merren për bazë pengesat politike që do ta determinojnë procesin. Ndërsa deklarimet për gatishmëri nga ana e ushtrisë së Serbisë kjo është në vazhdën e aktiviteteve të tyre propagandistik që po tenton të bëj në njërën anë dhe presion në anën tjetër, që ti përcojë mesazh komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".