Krasniqi: Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 16:32
Krasniqi: Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar pas zhvillimeve të fundit që kanë nodhur lidhur  me daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

Ai vlerëson se situata mund të përkeqësohet, derisa i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të deklarohet.

“Kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t’i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndërmarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit”, është shprehur Krasniqi.

“Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”.

(Kosova Sot Online)