Aleksander Vuçiq takohet me patriarkun serb për Kosovën, prezent edhe Milorad Dodik

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 16:39
Aleksander Vuçiq takohet me patriarkun serb për Kosovën, prezent edhe Milorad Dodik

Sot Qeveria e Serbisë ka mbajtur një seancë urgjente për Kosovën ku i ftuar ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 Aleksander Vuçiq u takua edhe me ambasadorin rus dhe ambasadoren kineze për të biseduar rreth temës së Kosovës.

Ndërkaq, takim pati edhe me Patriarkun Porfrij dhe anëtarët e Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe për të ndarë “shqetësimet e tij për të gjitha sfidat dhe presionet me të cilat përballet populli serb në Kosovë dhe shteti serb”.

Në këtë takim ishte edhe i sanksionuari nga SHBA-ja, anëtari serb i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili foli për “popullin tonë në Kosovë”.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha ai.

(Kosova Sot Online)