Gauk Konjufca e gjen zgjidhje pas largimit të 10 deputetëve të Listës Serbe: Do të zëvendësohen

  • 07 November 2022 - 13:06
Gauk Konjufca e gjen zgjidhje pas largimit të 10 deputetëve  të Listës Serbe:  Do të zëvendësohen

Edhe pse  janë larguar, kanë dorëzuar mandatet e tyre 10 deputet nga Lista  Serbe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se vendi nuk është në krizë kushtetuese, por do të përcillen hapat ligjor që boshllëku i krijuar të plotësohet.

“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës. Kuantitativisht na ka ndodhë largim më i madh se ky, sepse këso dorëheqje nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodhë edhe me deputetë tjerë”, sqaroi kryetari i Kuvendit.

“Në këtë rast ne kemi një grup parlamentar, është rast specifik që largohet një grup parlamentar. Edhe për këtë rast janë të qarta procedurat ligjore, nuk rrezikohet Kuvendi e as nuk mund ta sfidojnë”, pohoi ai në konferencë për media.

“Unë do t’i drejtohem presidentes, presidentja KQZ-së dhe më pas KQZ, me aq sa di unë, është që do t’ia jap mandatin atyre që janë në pritje në grupin e njëjtë parlamentar, e nëse ata refuzojnë të përgjigjen pastaj ka procedura të tjera që duhet të na sqarojë KQZ-ja”.

Konjufca ka përsëritur, “në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk përbën asgjë anti-kushtetuese. Këto parashihen dhe sqarohen, për zëvendësimin e tyre, nuk jemi në krizë kushtetues, por jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”.

(Kosova Sot Online )