Dipmomacija serbe nisë fushatë të egër kundër shtetit të Kosovës, aktivizohet Ivica Daçiq kundër aplikimit në BE dhe çnjohje të reja

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 13:36
Dipmomacija serbe nisë  fushatë të egër kundër shtetit të Kosovës, aktivizohet Ivica Daçiq  kundër aplikimit në BE dhe çnjohje të reja

 Ivica Daçiç,  me të marrë pozitën e shefit të diplomacisë serbe,ka nisur udhëtimet e tij në funksion të fushatës së çnjohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Ai këtë të marten ai qëndroi në Greqi për të konfirmuar mbështetjen greke për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila, sipas një komunikate për media të ministrisë së jashtme serbe, edhe iu dha. Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou, siç tha Daçiç, ia konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Greqisë rreth pavarësisë së Kosovës, përçka edhe ministri serb i jashtëm e falënderoi.

Pozicioni konsistent grek, tha Daçiç, është shumë i rëndësishëm për Serbinë.

Të hënën Daçiç tha se janë duke punuar me pesë vendet mosnjohje të BE-së rreth për të forcuar më tej marrëdhëniet e sidomos në kontekstin e lajmërimeve se Kosova do të aplikojë në fund të vitit për anëtarësim në BE. Kryediplomati serb tha se Kosova nuk gëzon prospekt të anëtarësimit për sa kohë janë pesë shtete të BE-së mosnjohëse. Madje Daçiç tha Qipro u ka garantuar Serbisë se po qe se edhe vetë Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, ata s’do ta bënin.

(Kosova Sot Online )