"Interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit"

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 15:46

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj ish-presidentit serb, Boris Tadiq, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se shpejt do të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Petar Petkovic, ka shkruar se Interesat e tyre kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Interesat tona kombëtare në Kosovë dhe Metohi u shkelën nga politika katastrofike e Boris Tadiqit. Ndërsa “e bëri heroin” nga Rumania duke njoftuar kur e ashtuquajtura Kosova shpalli pavarësinë. Aleksandar Vuçiq po lufton me mençuri dhe guxim për të mbrojtur popullin tonë në krahinë dhe do ta bëjë këtë derisa të jetë në krye të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

(Kosova Sot Online)