Jusuf Thaçi: Serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët, jo nga qeveria e as shqiptarët e Kosovë

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 08:13
Jusuf Thaçi: Serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët, jo nga qeveria e as shqiptarët e Kosovë

Analisti, Jusuf Thaçi, ka thënë se serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët, jo nga qeveria e as shqiptarët e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kush po i terrorizon serbët në veri të Kosovës? Kush po i lë pa shërbime dhe pa institucione? Janë serbët, nuk janë as Qeveria e Kosovës e as shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

“Duhet me shfrytëzu këtë situatë, për t’i dëshmuar Beogradit dhe serbëve në Kosovë që shteti i Kosovës nuk bën dhe nuk duhet lejuar të bllokohet për shkak të një minoriteti 3 4 për qind, të cilët veprojnë me direktiva nga Beogradi”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)