Kosova në veri është sulmuar drejtpërdrejtë nga Serbia

Kosova në veri është sulmuar drejtpërdrejtë nga Serbia
Kosova në veri është sulmuar drejtpërdrejtë nga Serbia

Muhamet Kelmendi

  • 09 November 2022 - 07:51

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

E mira është që të krijohet një unitet. E kjo do të prodhonte efekt shumë më të madh me riorganizim të qeverisë. Futja e partive opozitare në qeveri do të krijonte një unitet absolute në interes të Republikës së Kosovës. Këtej nuk duhet shikuar interesat partiake dhe as ndonjë interes tjetër.

-Gjendja aktuale që po kalon shteti i Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, kur përfaqësuesit e minoritetit serb, të organizuar dhe të diktuar nga Serbia, ikën nga pushteti, është e rëndë. Kjo gjendje kërkon unifikimin e faktorit politik në mënyrë që shteti të funksionoi dhe çështjet të kenë zgjidhje adekuate. Republika është sulmuar drejtpërdrejtë nga Serbia. Tërheqja e serbëve është akt që e ka keqësuar shumë gjendjen në veri.

A është vendimi i Qeverisë Kurti për targat shkaktar i gjendjes së krijuar unë nuk mendoj se qëndron. Serbia do të vepronte kështu edhe pa këtë vendim. Tash kur plani franko-gjerman është në tavolinë kërkohet unifikim i politikës në Kosovë. Nuk duhet të shkohet nga zgjedhjet e jashtëzakonshme apo jo, unë mendoj se nuk është tani koha për këtë lëvizje. E mira është që të krijohet një unitet. E kjo do të prodhonte efekt shumë më të madh me riorganizim të qeverisë. Futja e partive opozitare në qeveri do të krijonte një unitet absolute në interes të Republikës së Kosovës. Këtej nuk duhet shikuar interesat partiake dhe as ndonjë interes tjetër.

Mirë është që qeveria t'i ofrohet opozitës. Nëse kërkohet edhe tërheqja nga vendimi për targat. Problemi paraqitet tek dorëheqjet e bëra nga minoriteti serb. Këtu kthimi në punë pas dorëheqjes nuk mund të bëhet. Kërkohen veprime procedurale e kushtetuese. Çështja tash është te BE dhe te SHBA-të. Nga këto pritet për ta nxitur dialogun me shtetin serb për zgjidhjen e

çështjeve bilateral me njohje reciproke. Kosova nuk ka tash mundësi ndoshta të tërheq vendimin e targave. Tash duhet unitet në punë dhe në veprime politike. Fronti është hapur. Konfliktet janë thelluar. E këto zgjidhen vetëm me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar.

Në të kundërtën , konfliktet me mjete jo politike veç janë të parapërgatitura.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".