Dita e shënuar e Aleksandër Vuçiqit, i shpërbleu me dekoratat policët që refuzuan ta zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti për targat

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 12:28
Dita e shënuar e  Aleksandër Vuçiqit, i shpërbleu me  dekoratat policët që refuzuan ta zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti për targat

Ashtu siq kishte premtuar dhe planifikuar, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dekoruar policët e suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dekoruar policët e suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq.

Gjuriqit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”. “Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq, transmeton "Kosova Sot Online".

 “Faleminderit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit gjatë gjithë këtyre viteve, për sfidën, për besimin, për shpresën dhe dashurinë që keni treguar ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, ndaj Kosovës dhe Metohisë”, tha presidenti Vuçiq. Gjuriq u suspendua nga Policia e Kosovës pasi refuzoi të zbatojë vendimin për targat.

 (Kosova Sot Online )