Ramush Haradinaj për draftin që u publikua nga Euractiv: S’është ky, nuk janë këto nene, është tjetër përmbajtje

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 08:30
Ramush Haradinaj për draftin që u publikua nga Euractiv: S’është ky, nuk janë këto nene, është tjetër përmbajtje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth draftit që u publikua dje nga Euractiv, duke thënë “Nuk janë këto nenet. Nuk është e njëjta përmbajtje”, transmeton "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka demantuar mediumin Euractiv me seli në Bruksel, medium ky që gjatë ditës së djeshme ka publikuar, “nga një burim i besueshëm”, pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk janë këto nenet. Nuk është e njëjta përmbajtje”, theksoi shkurt Haradinaj, i cili e ka lexuar “rresht për rresht – nen për nen”, kornizën e re të dialogut Prishtinë-Beograd, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që kanë pasur javë më parë.

(Kosova Sot Online)