Haradinaj: Asnjëherë s’kam pasë asnjë fjalë ofenduese me asnjë deputet

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 09:31
 Haradinaj: Asnjëherë s’kam pasë asnjë fjalë ofenduese me asnjë deputet

Daut Haradinaj, në një emision televiziv,  ka thënë se në kohën sa ishte ai deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk ka përdorur asnjëherë fjalë ofenduese ndaj asnjë deputeti, shkruan "Kosova Sot Online".

“Unë kam qenë deputet shumë mandate. Asnjëherë s’kam pasë asnjë fjalë ofenduese me asnjë deputet. Por në të njëjtën kohë, p.sh., kur e krahasoj parlamentin tash me para 10 vjetësh… P.sh. Sabri Hamitin në foltore, ka qenë një nivel tepër i lartë akademik. Unë kam qenë kundërshtar i Sabri Hamitit, por kur e ka marrë fjalën Sabri Hamiti, prej zyres unë kam shku me vrap me e dëgju si profesorin, sepse ai të ka mbajtë ligjërata. Eqrem Kryeziun e mos të hyjmë rend me emra”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)