"Ngrohja me rrymë ua rrit faturën për 70 për qind "

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 13:29

KEDS, në një njoftim të tyre, ka njoftuar konsumatorët që të bëhet shmangja e ngrohjes me energji elektrike, shkruan "Kosova Sot Online".

Ata kanë rekomanduar që të ndalet ngrohja me energji elektrike së paku dy orë, gjatë ditës.

“Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes, Uleni termostatin e ngrohjes në 19 gradë, Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës, Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo)”, thuhet në njoftim.

Sipas KEDS-it këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.

(Kosova Sot Online)