Mashtruan investitorë evropianë/Arrestohen disa persona në mesin e tyre edhe katër shqiptarë

  • A.P /
  • 10 November 2022 - 16:48
Mashtruan investitorë evropianë/Arrestohen disa persona në mesin e tyre edhe katër shqiptarë

Në një konferencë të përbashkët mes Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) dhe policisë spanjolle, më 10 nëntor, u bë e ditur se pas një operacioni ndërkombëtar në dhjetë shtete janë arrestuar disa persona, mes tyre katër në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Sipas njoftimit nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, nga ta katër në Shqipëri dhe një në Gjeorgji. Në kërkim janë shpallur gjashtë shtetas shqiptarë.


Sipas kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, janë kontrolluar gjashtë Call Center dhe pesë banesa lokacione të ndryshme, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Sipas tij, prej këtyre qendrave ndryshonin vendndodhje apo emërtim, si dhe kryenin bashkime biznesesh për t’i ikur organeve ligjzbatuese.

Janë sekuestruar rreth 600 pajisje kompjuterike, laptopë, usb, si dhe portofolio kriptovalutash në vlerën prej rreth 15 mijë dollarë dhe 90 mijë euro para të gatshme.

(Kosova Sot Online)