Glauk Konjufca: Në veri të Kosovës asnjë operacion i veçantë pa u koordinuar me NATO-n e ShBA-të

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 12:47
Glauk Konjufca: Në veri  të Kosovës  asnjë operacion i veçantë pa u koordinuar me NATO-n e ShBA-të

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha sot se Qeveria e Kosovës nuk do të pranojë asnjë kushtëzim të ardhur nga Serbia sa ju takon zhvillimeve të fundit që po ndodhin atje.

Sipas tij,  gjithë kjo është përpjeke e Serbisë për destabilzimin e vendit, gjë që tha se nuk do ta arrijë.  

 

Ai ka folur edhe për operacione të veçanta, për çka  tha se nuk bëjnë veprime pa u koordinuar me NATO-n dhe ShBA-në.

“Të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë me rrit pensionin në Kosovë ashtu që të thehemi përballë kërkesave të tyre dhe të gjitha vijnë nga Beogradi dhe nga Vuçiq. Qeveria do të sillet në atë mënyrë që të mos pranojë kushtëzime përmes shantazheve e bllokadave dhe përdoronit të forcës nga ana e Serbisë”.

“Nuk është vetëm çështje e targave, por kemi pasur grumbullim nga Serbia qysh nga viti i kaluar. E gjithë kjo është përpjeke e Serbisë me destabilizuar Kosovën. Ne nuk e pranojmë këtë gjuhë. FSK është e Kosovës dhe ka të drejtë të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës. Dhe mendoj se ka të drejtë të veprojë në territorin e Kosovës. Sa i përket operacioneve të veçanta nuk do të bëjmë veprim pa koordinim me NATO dhe ShBA”.

(Kosova Sot ONline )