Zelensky: Njësitë speciale tashmë në Kherson

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 19:46
Zelensky: Njësitë speciale tashmë në Kherson

Presidenti i Ukrainës Zelensky  thotë se njësitë speciale të forcave të armatosura janë tashmë në qytetin jugor të Khersonit pas tërheqjes së Rusisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

"Sot është një ditë historike," thotë ai në Telegram, duke shtuar se forcat e tjera ukrainase janë në afrimet e Khersonit.

Ai vazhdon duke thënë se njerëzit e Khersonit ishin duke pritur dhe kurrë nuk hoqën dorë nga Ukraina.

Dhe ai premton se për rajonet që ende nuk do të rimarrë nga Rusia, "Ukraina do të vijë për të gjithë njerëzit e saj".

(Kosova Sot Online)