Aksident me pasoja të rënda te Mensa në Prishtinë, 8 persona të lënduar

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 09:06
Aksident me pasoja të rënda te Mensa në Prishtinë, 8 persona të lënduar

Aksidentet me fatalitet, edhe në rrugët brenda qytetit të Prishtinës, nuk kan të ndalur. Tetë përesona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në qyteitn e Prishtinës.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës duke treguar se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, transmeton "Kosova Sot Online .

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqtin tek rrugët “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani” dhe janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Audi A3.

“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online )