Hoti kundër vazhdimit të bisedimeve për targat e automjeteve: Vendimi është marrë, çka ka për t’u negociuar në Bruksel?

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 12:37
Hoti  kundër vazhdimit të bisedimeve për targat e automjeteve: Vendimi  është marrë, çka ka për t’u negociuar në Bruksel?

Ish Kryeministri i Kosovws, tani deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për takimin mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel.

Ai tha se SHBA i ka kërkuar Qeverisë që të shtyjë vendimit për targat, derisa pyeti se me Petkoviqin “çfarë ka për t’u negociuar”, transmeton Kosova Sot Online".

“Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!  Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë.

(Kosova Sot Online )