Presidentja Vjosa Osmani takon ambasadorin Hovenier, zbulohen arsyet

  • A.P /
  • 15 November 2022 - 20:28
Presidentja Vjosa Osmani takon ambasadorin Hovenier, zbulohen arsyet

Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe përfaqësues të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në vendet e rajonit, i ka pritur në takim Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fokus të takimit ishte partneriteti me Shtetet e Bashkuara, rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Presidentja Osmani ka nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Republikës për partneritetin e palëkundur me Shtetet e Bashkuara, aleaten kryesore të vendit dhe popullit tonë. Në këtë drejtim, Presidentja ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)