Ja kur pritet të merret vendimi për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 11:55
Ja kur pritet të merret vendimi për liberalizimin e vizave

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur sot  për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Szunyog ka treguar se deri në fund të këtij viti do të merret një vendim për liberalizimin e vizave, përcjell "Kosova Sot Online".

“Kam besim se do të merret vendimi nga Këshilli para përfundimit të këtij viti. Do të merret vendimi gjatë vitit 2022. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do të heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog, në debatin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”.

(Kosova Sot Online)