Në fund të nëntorit fillon furnizimi me patentë shoferë dhe letërnjoftime, me pasaporta pas dy muajve

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 11:48
Në fund të nëntorit fillon furnizimi me patentë shoferë dhe letërnjoftime, me pasaporta pas dy muajve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në fund të nëntorit fillon furnizimi me patentë shoferë dhe letërnjoftime, kurse me pasaporta pas dy muajve shkruan "Kosova Sot Online".

“MPB është në pritje për furnizimin me dokumente personale, ku në fund të muajit do të furnizohemi me patentë shoferë dhe letërnjoftime, dhe pas dy muajve edhe me pasaporta, gjithsej 73 mijë copë”, tha Sveçla.

“Situata e krijuar nga lufta Rusi Ukrainë dhe sanksionet që pasuan pastaj, kanë ekspozu dobësi ndaj sigurisë së ekspozimit me lëndë të parë kritike për prodhimin industrial duke afektuar rëndë tregjet globale. Çrregullimi i zingjirit të furnizimit me lëndë ka implikuar ekonomitë botërore duke shkaktuar shqetësim masiv global tek të gjitha kompanitë ndërkombëtare te cilat po dështojnë në përmbushjen e kërkesave për një gamë të gjë mallrash. Kjo situatë e krijuar si force madhore, ka atakuar edhe prodhuesit për materiale personale. Në mesin e gushtit të këtij viti, MPB ka lëshuar urdhër blerje edhe për sasinë shtesë të 30% mbi totalin e kontraktuar. Mirëpo përshkak të mungesës së lëndës së parë për material të dokumenteve, furnitori ka kërkuar afat shtesë të liferimit”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.

(Kosova Sot Online)