Lista Srpska në Kuvendin e Kosovës: I morëm mandatet që të mos i lëmë Kurtin dhe Rada Trajkoviqin të vendosin për jetët tona

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 12:33
Lista Srpska  në Kuvendin e Kosovës: I morëm mandatet që të mos i lëmë Kurtin dhe Rada Trajkoviqin të vendosin për jetët tona

Pas rexhistrit në kuvend dhe dhënies së betimit nga deputetët e rinj të Listes Serbe, ista Serbe ka sqaruar  përmes një komunikate për media se zëvendësimi i  mandateve në Kuvendin e Republikës së Kosovës erdhi  pasi dhjetë deputetët e tyre kanë dhënë dorëheqje ditë më parë, kurse vendet e tyre po rrezikoheshin të plotësohen nga subjektet tjera politike.

Partia që drejton Goran Rakiq e që funksionon me direktiva të Beogradit kanë thënë se “veprimi strategjik ka parandaluar planin e Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë”, transmeton "Kosova Sot Online ".

 Në reagimin e Listes  ata  kanë përmendur edhe politikanen serbe Rada Trajkoviq duke thënë se ajo bashkë me kryeministrin Kurti kanë “planifikuar” të votojnë “ndryshime kushtetuese që do të çonin në eliminimin e komunave serbe, heqjen e pronës nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe të drejtën për përfaqësim në institucione”. Tutje thonë se “ky vendim strategjik nuk ndalon në asnjë mënyrë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës”, si kundërpërgjigje për “shkeljen e marrëveshjes së Brukselit”

Në fund theksojnë se qëllimi i tyre pas këtij vendimi për zëvendësim të mandateve është që të mos lejojnë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti bashkë me Rada Trajkoviq që “t’i qepin një kapelë popullit serb” dhe të vendosin për jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

(Kosova Sot Online )