Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, bora do të zbardh në këto vise

  • 19 November 2022 - 08:23
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, bora do të zbardh në këto vise

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas institutit, të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )