Kujdes Presidente me verifikimin dhe dekretimin e listës me gjyqtarët e rinj, asnjë të dyshuar të lidhur me nëntokën e krimit të organizuar

Kujdes Presidente me verifikimin dhe dekretimin e listës me gjyqtarët e rinj, asnjë të dyshuar të lidhur me nëntokën e krimit të organizuar
Kujdes Presidente me verifikimin dhe dekretimin e listës me gjyqtarët e rinj, asnjë të dyshuar të lidhur me nëntokën e krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 November 2022 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Pa më të voglin dyshim, Presidentja e vendit duhet pasur shumë kujdes, sikur me rastin e propozimit për Kryeprokuror të shtetit, edhe me rastin e pranimit të listës për dekretim të gjyqtarëve të rinj, sepse edhe këtu duhet zgjedhur të gjithë ata që veprojnë sipas ligjit, Kushtetutës së vendit dhe që nuk kanë të kaluar të dyshimtë.

- Ata ose ato persona që kanë qenë sahanlëpirës dhe puthadorë, pra ata që nuk kanë vepruar sipas asaj që e kanë dhënë betimin, nuk duhet assesi të ulen aty e ndajnë drejtësi se kjo ka ngjarë në të kaluarën, që na kanë qitur hije të zezë në botën e qytetëruar. Ky dikaster duhet të veproj në vete, profesionalisht dhe krejt i pa varur, i pa ndikuar nga politika, dhe nuk duhet lënë që të ndërhyj politika në përzgjedhje të gjyqtarëve.

Nuk guxon askush të thotë se kjo nuk ka ndodhur se të gjithë ne jemi dëshmitar të asaj se sa skandale e afera korruptive kanë ndodhur deri më tash e nuk ka pasur dënime meritore, derisa ka pasur raste të panumërta korrupsioni e krimi të organizuar që heshtën , nuk guxuan fare t´i hedhin në gjyq, lëndët i mbulonte pluhuri nëpër rafte dhe arsyetimet ishin qesharake kinse nuk kishin gjyqtar të mjaftueshëm e lëndët ishin të shumta sipas tyre. Pra, duhet të zgjidhen të gjithë ata që kanë aftësi në këtë profesion dhe jo ata që kanë lidhje me bandat politike që atje po i thonë parti, ata duhet ti mbrojnë interesat e qytetarit, interesat e vendit dhe çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit.

Personalisht unë, akoma nuk e kuptoj përse deri më tani nuk hyri VETTING-u, në fakt dihet ajo botërisht se këtë e kanë penguar ata që i kanë duart e përlyera në krim, ata që janë të lidhur me kanalet e nëntokës kriminale, ata që janë hajna që e kanë vjedhur djersën e taksa paguesit, ata që e kanë vjedhur buxhetin e shtetit. Pra, ky soj i ka fajet. Përndryshe ne nuk do të bëheshim gazi i botës që pareshtur faktori ndërkombëtar ka thënë se duhet luftuar krimin dhe duhet burgosur ata të majave të larta shtetërore. Ata nuk e kanë thënë këtë kos së koti. Jo, ata ishin të sigurt në këtë drejtim, por nuk guxonin ata që ishin në krye të sistemit të drejtësisë, sepse pikërisht këta e kishin bërë ZAP drejtësinë.

Çuditërisht, tani i kam edhe xixat e para se do të futen shumë sosh në siten që do të përmirësohen gjërat dhe do të ndahet gruri nga egjra dhe kjo bëhet se na e kanë zënë bishtin me derë faktori ndërkombëtar, sepse kjo është edhe ndër kushtet e shumë gjërave që nuk po na përkrahin shtetet e fuqishme të botës. Por, mos harroni se kanë me dal edhe shumë të palara që kanë qenë të lidhura me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, të lidhura me bandat e oligarkëve dhe krye banditët e bandave politike.

Kjo, ka për të ndodhur dhe se kanë me u zbuluar po ashtu se edhe cilët gjyqtar kanë qenë të kërcënuar edhe me jetë dhe ka disa prej tyre që e kanë lënë vendin e punës dhe ja kanë mbathur edhe përtej oqeaneve, dhe kjo të tregon se ata a kanë qenë nën ndikimin e politikës dhe nuk kanë vepruar sipas Kushtetutës së vendit dhe jo për atë qe e kanë dhënë betimin. Kjo, ka për të ndodhur herët e vonë. Pra, presidentja e vendit duhet vërë gishtin kokës, pa frikë fare, e vendosur në vlerësimin dhe verifikim e aftësisë profesionale dhe që nuk kane lidhje me krimin sepse zullumi do jetë më i trashë dhe bëhet lëmsh që askush më nuk mund t´ia gjej fijen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".