
Lexoni edhe:
Vjosa Osmani takon presidentin e Tunizisë
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se “me shumë gjasë” nesër do të ketë një takim në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shtoi se me kohë do ta bëjnë të ditur edhe orën e takimit. Për këtë takim pati folur edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili në një konferencë për media kishte thënë se takimi “mund të ndodhë shumë shpejt”.
Vjosa Osmani takon presidentin e TunizisëLexoni edhe:
“BE-ja pret progres në dialog, depërshkallëzim dhe gatishmëri konstruktive për të avancuar. Ne jemi në krizën më të keqe nga viti 2013 dhe Përfaqësuesi i Lartë e ka bërë të qartë se çka presin nga të dyja palët dhe çfarë jemi bërë ne për t’i ndihmuar ata dhe për i dhënë një zgjidhje europiane për situatën. Ne mbesim të përkushtuar që të mirëpresim të dy, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në Bruksel për një takim të lartë sa më shpejt që është e mundshme dhe sa më shpejt që ata janë të gatshëm që të tregojnë sjellje europiane për të gjetur një zgjidhje europiane për problemet mes tyre”, pati thënë Stano të martën.
(Kosova Sot Online )