Lexoni edhe:
Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar
Gjatë intervistimit të sotëm, të gjashtë kandidatët për rektor të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” j në praninë e medieve, kanë paraqitur planet e tyre. Planin e tij fillimisht e paraqiti kandiadti But Dedaj, profesor i Fakultetit Ekonomik, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai tha se është pjesë e UP-së që 20 vjet dhe i di shumë mirë problemet. Ai premtoi se do të gjejë zgjidhje sa i përket plagjiaturës.
“Qe 20 vjet punojë në UP. Disa nga problemet e UP janë me të cilat jam ballafaquar edhe vet. Senati duhet të merret me probleme zhvillimore e cështje akademike. UP ka potencial të jashtëzakonshëm për gjuhë angleze”.
“Ne duhet t’i caktojmë partnerë të UP për t’i përafruar programet. Ne duhet studentët t’i mbështesim për mobilitet. Duhet kuadrot me i përgatitur për tregun e Evropës. Puna e parë është stabilizimini i gjendjes. Angazhimi duhet me qenë promovimi i programeve tona sepse është zvogëluar numri i studentëve”.
“Sa i përket plagjiaturës bëhen në të gjitha UP. Duhet softuer pre anti-plagjiat. Kur punimet bëhen në gjuhën angleze gjendet më lehtë plagjiatura. Na duhet me punuar me kornize ligjore dhe kemi komisionin që funksionon”.
Ermir Rugova kandidat nga FShMN-ja tha se e gjithë puna e tij do të jetë e ndërtuar mbi parimet e pavarësisë së universitetit.
“Ajo çka garanton zhvillimin është profesionalizmi. Misioni im do të jetë sigurimi i zhvillimit të UP në aspektin akademik. E gjithë puna do të jetë e ndërtuar mbi parimet e pavarësisë. Programi që po prezantoj është i përpunuar me planin strategjik të arsimit”.
Për këtë pozitë kanë aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi.
(Kosova Sot Online )