Ivica Daçiq flet nga Beogradi për takimin Kurti -Vuçiq

  • 21 November 2022 - 12:48
Ivica Daçiq flet nga Beogradi për takimin Kurti -Vuçiq

Ministri i jashtëm serb ka folur nga Beogradi për takimin e Brukselit Mes Aleksander Vuçiqit dhe Kryeministrit Kurti. "Janë vetëm dy rezultate që mund të pasojnë nga takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel", tha kryediplomati serb, Ivica Daçiq, transmeton "Kosova Sot OInline".

“Njëra është të triumfojë arsyeshmëria e shëndoshë, dhe tjetra është të që të ketë incidente”, i ka thënë Daçiç agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Takimi trilateral i cili po mbahen pas dyerve të mbyllura në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe përfaqësuesve të BE’së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, ende nuk dihet në do të prodhojë ndonjë marrëveshje.

Gazeta opozitare serbe “Nova.rs” thotë se përmes burimeve të saj, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE’së për zgjidhjen e çështjeve të targave, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas tyre, ka insistuar në riregjistrimin e tërësishëm të targave në RKS.

Daçiq i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosovës.

“Është e qartë se kush mund të inicojë këso incidentesh dhe adresa për presion është krejtësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që këto presione t’i drejtojë kah Prishtina ose, kjo i mbetet komunitet ndërkombëtar për ta zgjidhur”, ka thënë Ivica Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se nëse s’ka marrëveshje dhe niset masa e shqiptimit të gjobave për serbët me targa “KM”, “kjo do të çojë në disrupsion jo vetëm të rendit publik dhe paqes, por edhe stabilitetit rajonal”.

Madje, ai ka thënë edhe se Presidenti i Serbisë, nuk është dashur të ftohet nga BE, por vetëm kryeministri kosovar.

(Kosova Sot Online )