I vazhdohet edhe dy muaj paraburgim ish-policit boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 13:41
I vazhdohet edhe dy muaj paraburgim ish-policit boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog

Ekrem Bajroviq, ish-polic boshnjak, i është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi, i cili akuzohet për vrasjen e 18 civilëve shqiptarë, në masakrën e vitit 1999, në fshatin Saradran të Istogut, përcjell  "Kosova Sot Online".

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit E.B në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila masë do të llogaritet nga datë 19 nëntor 2022 dhe do të zgjasë deri më datë 19 janar 2023”, thuhet nga Gjykata Themelore.

(Kosova Sot Online)