Hoxha iu 'kapet Borellit: Ti nuk mundesh, edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 18:37
Hoxha iu 'kapet Borellit: Ti nuk mundesh, edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh

Shefin për Politike të Jashtme dhe Siguri, Joep Borrell për deklaratat e tij se “Kosova nuk kishte respekt në dialog”, e ka sulmuar Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoxha i ka cituar për Borrellin fjalët që Kurti i kishte thënë për Agim Veliun.

“Ti nuk mundesh, …edhe mundesh, por pastaj nuk mundesh”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Kjo shprehje vlen për klane mafioze, për sekserë të ulët dhe përfaqësues të lartë, madje edhe për shtete gadishuj apo shtete gjenocidalë”, ka vazhduar ai. 

(Kosova Sot Online)