LDK distancohet nga Skender Hyseni: Figurë pa fuqi politike, distancohemi nga mendësia e tillë politike

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 11:33
LDK distancohet nga Skender Hyseni: Figurë pa fuqi politike, distancohemi nga mendësia e tillë politike

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së dhe i shtetit, Skender Hyseni, ka krahasuar dje qasjen e Presidentes Vjosa Osmani me qasjen e liderit famkeq serb, Sllobodan Millosheviqit. 

Ldhur me këtë qasje kanë reaguar nga LDK-ja, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga LDK-ja kanë deklaruar se distancohen nga gjuha e Hysenit por edhe nga mendësia e tij politike.

“LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”, tha Halimi.

(Kosova Sot Online)