Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 17:48
Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës, nuk arriti të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese as në raundin e tretë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në garë për gjyqtar të Kushtetueses ishin Dukagjin Avdyli dhe Bardh Vokshi.

Asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk morën votat e mjaftueshme për gjyqtar.

Me votim të fshehtë, Bokshi mori 30 vota, Avdyli 36 sosh.


Kryeparlamentari kërkoi nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses.


(Kosova Sot Online)