Pas lirimi të tri infermiereve të dyshuara për dhunë, reagon vajza e të moshuarës nga Peja : Gjykata e ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

  • S.A /
  • 25 November 2022 - 12:38
Pas lirimi të tri infermiereve të dyshuara për dhunë, reagon vajza e të moshuarës nga Peja : Gjykata e ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

 Sipas njoftimit të sotëm, Gjykata Supreme  i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e përfshira në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë. Këtë vendim e ka kundërshtuar familja e të moshuarës, vajza e saj  Zhaneta Nura, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo në një postim në rrjetet sociale  ka thënë  se vendimi për lirimin e të pandehurave nga  paraburgimi,  nga Gjykata Supreme e Kosovës,  vetëm sa e ka thelluar akoma më shumë plagën e hapur.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, ka deklaruar  Zhaneta Nura.

E lidhur me lirimin e infermiereve ka reaguar edhe avokati i familjes së të moshuarës. Sikur që dihet, tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, ju  ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës, kurse sot janë liruar për mbrojtje në liri nga Gjykata Supreme.

(Kosova Sot Online )