I pandershëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave me atmosferën politike në dialog me Serbinë

I pandershëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave me atmosferën politike në dialog me Serbinë
I pandershëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave me atmosferën politike në dialog me Serbinë

Blerim Burjani

  • 25 November 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Se ekziston një skenar i tillë, më së miri flet edhe rasti I fundit, kur kinse për shkak të situatës në veri hiqet nga rendi i ditës vendimi për liberalizimin e vizave. Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të datës 23 nëntor, që ishte takim në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Ashtu sikur që u tha, arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

Fatkeqësisht Liberalizimi i vizave do të përdoret si një karrot, nëse Kosova reflekton pozitivisht për dialogun. Këtu ideja është për ta shtyrë sa më shumë liberalizimin, dhe duke pritur për të arrit marrëveshje tjera me Serbinë, ndër të cilat është edhe ajoi për asociacionin. Pra kur të ndodhë edhe marrëveshja e asociacionit atëherë është e sigurt që do të ndodhë edhe liberalizimi. Pra vazhdimisht do të jetë kështu dhe kjo po duket të jetë krejt agjenda pse është shtyrë deri në vitin 2024, që për mendimin tim është plotësisht një vendim i pa pranueshëm për Kosovën, sepse është i imponueshëm.

Ky është absurd dhe i orientuar kundër një vendi të vogël të pafuqishëm siç është Kosova. Tani kjo është një situatë shumë e ndjeshme për shtetin e Kosovës, të pranoj defunksionalizimin apo të mbetet e izoluar. Është gjendje e dhimbshme për qytetarët e Kosovës. Se ekziston një skenar I tillë, më së miri flet edhe rasti I fundit, kur kinse për shkak të situatës në veri hiqet nga rendi i ditës vendimi për liberalizimin e vizave. Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të datës 23 nëntor, që ishte takim në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Ashtu sikur që u tha, arsyet për këtë janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale”, tha Presidenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje. Tani sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor. Pra kushtëzimi paralel i marrjes së një vendimi praktik teknik, po shihet që është duke shkuar paralel me zhvillimet e karakterit politik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".