Tërhoqi zvarrë me veturë 21-vjeçaren greke, shqiptari: U largova se kisha frikë

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 15:03
Tërhoqi zvarrë me veturë 21-vjeçaren greke, shqiptari: U largova se kisha frikë

Në Selanik të Greqisë, Një 26 vjeçarë me origjinë shqiptare ka përplasur me veturë 21-vjeçaren greke, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se e ka humbur kontrollin dhe se për shkak të frikës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Nuk vrapova, por humba kontrollin e makinës. Nuk jam kthyer mbrapsht, jam larguar se kam qenë i frikësuar”, tha ai.

 “Vajza zgjodhi të kalojë një pikë ku nuk kishte vendkalim për këmbësorë, ndërkohë që ekziston në një distancë prej 20 metrash nga vendi i aksidentit. Këmbësori është hedhur me shpejtësi në rrugë. Klienti im u përpoq të frenonte, u përpoq të manovronte për ta shmangur atë dhe bëri atë që mund të bënte secili prej nesh”, tha avokati i 26-vjeçarit.

(Kosova Sot Online)