Dyshohet se kryen akt sek*sual me një 14 vjeçare/Gjykata merr vendim për dy të miturit nga Ferizaj

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 17:33
Dyshohet se kryen akt sek*sual me një 14 vjeçare/Gjykata merr vendim për dy të miturit nga Ferizaj

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve,

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç`rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

(Kosova Sot Online)