Çka thotë doktori për gjendjen e të rinjve që u therën me thikë në Viti

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 08:42
Çka thotë doktori  për gjendjen e të rinjve që u therën me thikë në Viti

Gjatë një rrahje në mes disa personave  në komunën e Vitisë,  kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët  janë dërguar në spitalin e Gjilanit, e më pas tre prej tyre janë transferuar në QKUK për ta vazhduar trajtimin.Bëhet e ditur se gjatë kësaj përledhja janë përdorur mjete të forta dhe thika, transmeton "Kosova Sot Online".

Specializanti i Emergjencës, Kadri Qetaj duke dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga kjo përleshje tha se  tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre pacientët të cilët i kemi pranuar sonte, momentalisht janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Dy prej tyre kanë qenë me plagë në pjesën e barkun dhe të krahërorit, ndërkaq pacienti i tretë ka ardhur më vonë dhe ka qenë në gjendje pak më të keqe se dy të parët, edhe ky ka pasur plagë në regjionin e krahësorit dhe një plagë në dorën e djathtë, por momentalisht që të tre janë në gjendje stabile”, u shpreh Kadri Qetaj 

(Kosova Sot Online )