Shpërthim pranë një dyqani rrobash

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 10:36
Shpërthim pranë një dyqani rrobash

Në Durrës, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, pranë një butiku, shkruan "Kosova Sot Online".

Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)