Stërnipi tregon se si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 10:55
Stërnipi tregon se si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë ka treguar se si festohet sot 110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë në kullën e Isa Boletinit në Kosovë.

Boletini ka treguar se këtë festë presin vizita nga qytetarë të ndryshëm si dhe vizita nga personalitete nga fusha politike, përcjell "Kosova Sot Online".

“Po festojmë sot me shumë përkushtim, me shumë pritje. Kemi pasur shumë vizita nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Pastaj presim shumë vizitorë. Presim shumë qytetarë edhe nga fusha politike dhe do festojëm sot gjithë ditën”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)