Për vrasjen e ish-të dashurit, Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës nga Kosova

  • a.p /
  • 29 November 2022 - 16:05
Për vrasjen e ish-të dashurit, Apeli vërteton dënimin me 18 vite burgim ndaj të dënuarës nga Kosova

Për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, gjykata e Apelit ka marrë aktvendim, me të cilin ka vërtetuar dënimin ndaj të dënuarës me 18 vite burgim, Mimoza Pajaziti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pajaziti ngarkohej se më 2018 privoi nga jeta tani të ndjerin A.K., me të cilin më parë ishte në lidhje dashurie dhe se armën me të cilën e kreu veprën e kishte pa leje.


Në vendim thuhet se refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, përfaqësuesit të autorizuar të palës së dëmtuar, mbrojtësit të të akuzuarës dhe vetë të akuzuarës Pajaziti, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, vërtetohet.

(Kosova Sot Online)