Baerbock: Rusia godet objektet energjetike

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 16:08
Baerbock: Rusia godet objektet energjetike

Sulmet me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë "një çarje brutale e qytetërimit", tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmet janë "shkelja më brutale e ligjit ndërkombëtar që mund të imagjinohej ndonjëherë", tha Baerbock.

“Kur infrastruktura bombardohet qëllimisht, atëherë ju me dashje pranoni që fëmijët, të moshuarit, që familjet të ngrijnë deri në vdekje, të vdesin nga etja dhe uria”, shtoi ajo.

Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të thyejë shtyllën kurrizore të shoqërisë ukrainase, tha Baerbock, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme.

(Kosova Sot Online)