Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 17:28
Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO

Si pjesë e trashëgimisë kulturore Xhubleta shqiptare është pranuar nga UNESCO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti në një postim në Facebook.

“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”, shkruan ministrja.

(Kosova Sot Online)