Gjykata e Pejës liron nga paraburgimi Flori Beqirin i cili dyshohet për sulm se*ksual

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 18:55
Gjykata e Pejës liron nga paraburgimi Flori Beqirin i cili dyshohet për sulm se*ksual

Sot është liruar nga masa e paraburgimit, i pandehuri Flori Beqiri i cili dyshohet për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila njoftoi se ndaj të pandehurit është ngritur aktakuzë.


Policia e Kosovës e kishte konfirmuar këtë rast përmes raportit 24-orësh.

“Pejë 27.09.2022 – 19:40. Raportohet se viktima femer kosovare derisa ishte duke ecur nëpër një rrugicë, nga një person mashkull i pa njohur për viktimën, është ngacmuar seksualisht pa dëshirën e saj. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si me lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e Policisë,

Kurse, më 1 tetor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, të dyshuarit F.B.  

(Kosova Sot Online)